Është nisur sot procesi penal, nga Prokuroria e Tiranës ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema nga duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit.
Lajmi u bë publik nga Lëvizja për Universitetin, e cila ndër të tjera thotë se “në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2, Prokuroria e Tiranës është shndërruar në vegël mjerane të atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare. Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi ndaj studenteve është politik. Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama. Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe”
Në fund Lëvizja për Universitetin u bën thirrje qytetarëve dhe studentëve të bashkohen kundër pushtetarëve të korruptuar.





