Të përdorësh një arsenal ambiciesh, talenti, njohurish, dhe aspiratash jo vetëm për qëllime vetjake, por në funksion të lartësimit të vlerave dhe ngritjen e emrit të shqiptarit në botë, kjo meritë i takon sipërmarresit shume te suksesshëm, Bexhet Pacolli. I cili falë kreativitetit dhe ideve të tij progresive ka arritur të ridimensionojë të bukurën dhe kurojë më shumë kujdes çdo estetikën në arkitekturë. Puna dhe veprat e tij në ridimensionimin e të bukurës kanë arritur përmasat e globalizmit. Të investosh në ridimensionimin e të bukurës dhe rikosntruksionin e vlerave historike që mbartin ndërtesat e udhëheqësve botëror, si Kremlini apo Shtëpia e Bardhe, do të thotë të zotërosh një shije të hollë estetike dhe koceptuale. Si i tillë, në çdo etapë të jetës Z. Pacolli jo vetëm shkëlqeu, por nuk u mjaftua me pak, duke gërmuar gjithnjë e më shumë në veten dhe idetë e tij progresive. Ai mbahet mend se ka ofruar për herë të parë në vendet ku ka punuar përdorimin e informatikës në prodhimin e tekstileve dhe përdorimin e 3D në projektet të ndryshme arkitekturore. Ai është president dhe CEO i Mabetex Grup, firmës së njohur botërisht për ndërtime dhe inxhinieri. Shquhet për krijimtari të lartë, qasje globale dhe risi teknologjike. E jo vetëm kaq, përpos ridimensionimit të së bukurës, dhe investimeve të tij që kanë lënë gjurmë, Bexhet Pacolli ka ndërmjetësuar dhe lirimin e disa pengjeve zvicerriane në Libi, duke lartësuar vlerat humane të shoqërisë shqiptare. Gjithashtu Z. Pacolli ka zënë në një kohë edhe faqet e shtypit rozë për lidhjen që pati me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa edhe pse ishte një marrëdhënie që nuk zgjati shumë në kohë, shënoi një pjesë në jetën e dy protagonistëve.
Ndërsa sot Bexheti e ndan jetën e tij midis Luganos dhe Kosovës, kërshëria të shtyn drejt një pyetje të thjeshtë.
Si e nisi rrugën drejt suksesit Bexhet Pacolli?
Asgjë që ai ka sot, nuk ka ardhur si pasojë e një trashëgimie, por si produkt i ambicieve dhe punës së tij të palodhur. Peripecitë në jetën e tij kanë qenë të panumërta, ndoshta sot as nuk mund të imagjinohen. Ai është njëri prej nesh, pasi u rrit si çdo fëmijë i moshës së tij në Kosovë, mes vështirësish dhe sakrificash të shumta. Lindur dhe rritur në fshatin Marec të Kosovës, ai jetonte në kushte minimale pa energji elektrike dhe pa infrastrukturë. E megjithatë këto nuk e pengonin fëmijën ambicioz që të shkëlqente në mësime që në klasën e parë, e duke vijuar më pas në vitet pasardhëse të shkollës. Që në vegjëli Bexheti thurte ëndrra të mëdha , të cilat thyenin limitet e realitetit të asaj kohe. Frymëzuesi, dhe nxitësi i ëndrrave dhe ambicieve të Bexhetit ishte gjyshi i tij, Osmani. Sfida më e madhe për Behgjet Pacollin gjatë kohës së adoleshëncës ka qenë rrugëtimi i tij drejt Hamburgut, pasi kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme në Prishtinë. Ndërsa rrëfën peripecitë e rrugëtimit të tij jashtë kufijëve të Kosovës, kushtet jo të favorshme financiare për tu larguar, ai tregon njëkohësisht se përgjegjësia më e madhe në çdo rast, ishte që të ndihmonte familjen. Pasi për ta, ai ishte shtylla kryesore.
Gjurmët e shqiptarit të Kosovës tashmë i kanë thyer kufijtë gjeopolitikë, nga Rusia në SHBA. Ndërkohë kreativitetin e tij ai e ka manifestuar edhe në një vepër madhështore në Hajvali të Kosovës. Në shtëpinë e tij gjithçka duket se arrin perfeksionin që nga kopshti para shtëpisë e deri tek hapsirat e brendshme të saj. Në çdo hapsirë të kësaj shtëpie duket sikur thith ajër mbretëror, një ndjesi e tillë të përshkon teksa sheh arredimin, ndriçimin, dizajnin, akritekturën apo hapsirat e pafundme që shkrihen më së miri në funksion të njëra- tjetrës. Është vetë Bexhet Pacolli, i cili me thjeshtësinë dhe madhështinë e tij në të njëjtën kohë, na rrëfen më shumë rreth jetës së tij në kompleks dhe kësaj shtëpie e cila është skicuar e gjitha nga vetë ai. E bukura, estetikja dhe idetë progresive nuk do të ishin të plota pa elementet nostalgjikë të traditës. Në këtë linjë ka ecur dhe Bexhet Pacolli, i cili përpos kulturave të ndryshme që gërsheton në boten që ka ndërtuar këtu në Hajvali, ai i jep vendin dhe vlerat që i takojnë edhe pjesës tradicionale. Kështu, ai përpos gjithë kësaj mrekullie që ka vënë në funskion të familjes së tij, po ndërton odën e posaçme, në funksion të miqve, mysafirëve apo familjes së madhe të Pacollëve. Takimet me familjarët përveçse i çmon shumë, i konverton edhe në burim inspirimi për të. Për Behgjet Pacollin asgjë nuk është e rastit, ai beson se ekziston një energji e cila i thërret dhe i tubon njerëzit. Suksesi në kompleks është një pazëll i cili formohet duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo copëze të tij që në vetvete është një detaj. Të duash të bukurën dhe ta ridimensionosh atë në mënyrë sublime, duke ruajtur me fanatizëm bërthamën e saj, do të thotë të duash artin në tërësi, të duash njerëzit, të duash jetën. Nëpër një filozofi të tillë endet dhe bota e Bexhet Pacollit, i cili dashurinë e tij për artin, për të bukurën dhe për jetën, i sheh në çdo cep të hapsirës ku ai jeton e për më tepër i sheh në dashurinë e tij për pikturën. Piktura për të nuk është vetëm brenda kontureve të një kornize, por më shumë se kaq, ajo është poezi dhe filozofi jete. Të udhëtosh brenda hapsirave të kësaj mikrobote që Bexhet Pacolli ka ndërtuar, do të thotë që impresionet të mbysin fjalët. Këtu gjithçka është një gërshetim i së bukurës me përralloren. Ridimensionimi i kulturave më elitare në botë shkrihet në një të vetme këtu. Çdo hapsirë e kësaj shtëpie gjigande jo vetëm është magjepsëse, por edhe e personalizuar.
Bexhet Pacolli përveçse ka lartësuar emrin e shqiptareve nëpër botë me aktivitetin e tij të ndërtimit, ka spikatur edhe në angazhimet e tij politike në Kosovë si drejtues i partisë Aleanca Kosova e Re, i cili në vitin 2011 ka udhëhequr Kosovën si President i saj, e më pas si zv/kryeministër. Emri i tij lartësohet sot falë punës, vullnetit dhe këmbënglujes së tij për të qenë i suksesshëm dhe human në të njëjtën kohë. Emrin e tij mund ta përkthejmë ndryshe në emrin që ridimensionon të bukurën estetike në kultura të ndryshme arkitekturore duke mos humbur vlerat. Duke e ndërtuar tashmë dhe mikrobotën e tij në të cilën gërsheton kultura, histori dhe vlera të paçmueshme. Një ditë në shtëpinë e Bexhet Pacollit është e barasvlefshme me një guidë në kultura dhe vende të ndryshme në botë, nga Lindja në Perëndim.





