Një 17-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore.

Ngjarja ka ndodhur në “Plepa”, ku gjatë kontrolleve, efektivët ndaluan automjetin që drejtohej nga i mituri. Për të shmangur ndëshkimin, ai u ka ofruar 20 euro punonjësve të policisë.

Pas verifikimeve, ndaj tij u ndërmorën veprimet përkatëse dhe nisi procedimi penal për “korrupsion aktiv” dhe “drejtim të parregullt të automjeteve”.

NJoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shkon në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/ proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.
Gjatë monitorimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit në vendin e quajtur “Plepa” kanë ndaluar një automjet pasi drejtohej nga një i mitur. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, i mituri 17 vjeçar, për të shmangur procedurat ligjore për këtë shkelje, iu ka ofruar atyre, 20 euro .
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.