Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e ligjit të pronave.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku sqarohet se kreu i shtetit e konsideron ligjin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i cili u miratua në Kuvend më dhjetor të vitit 2015.
Më herët, Nishani ia ktheu ligjin në fjalë për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, me të njëjtat argumente.
Kërkesa e Presidentit Nishani për shfuqizimin e ligjit të pronave:





