Policia Kufitare në Rinas ka vënë në pranga një grua 57 vjeçe nga Tirana, pasi u kap me 3 valixhe me veshje dhe barna kontrabandë.
Kadrie Muskurti, banuese në Tiranë, pasi ka përfunduar kontrollin e bagazheve në zonën doganore në kundërshtim me urdhrin e punonjësit doganor, ka nxjerrë tri valixhe dhe një çantë pa kryer procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave që ndodheshin në to.
“Gjatë kontrollit të këtyre bagazheve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 pako me barna mjekësore Padanol, disa veshje të ndryshme, vajra bimor dhe parfume”, bënë të ditur burime nga policia.