Një grup i vogël protestuesish të deklaruar si mbështetës të PS, protestuan sot para selisë së partisë, për të kërkuar zbatimin e statutit. Ata mbanin pankarta në duar ku kërkonin zgjedhje për kryetarin e partisë. Ndërkohë që brenda në seli po zhvillohej mbledhja e grupit parlamentar të PS. Mbledhja drejtohej nga Gramoz Ruçi, ndërsa mungonte kryeministri Rama.

Marrë nga Lapsi.al