Federate Shqiptare e Çiklizmit ka marrë të drejtën e organizimin në vendin tonë të Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit, aktivitet që do të zhvillohet më datat 1-3 korrik të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga drejtursit e FSHÇ-së përmes faqes së tyre zyrtare “Facebook”, duke e konsideruar këtë eveniment si një arritje të madhe për sportin shqiptar. FSHÇ-ja, gjatë mbledhjes së Unionit Ballkanik të Çiklizmit, që u zhvillua më 13-14 shkurt në Shkup, pat kërkuar që ky aktivitet të zhvillohej në Shqipëri. Kërkesa e paraqitur nga drejtuesit e çiklizmit shqiptar u mor parasysh dhe tashmë Federata Shqiptare e Çiklizmit ka detyrën e vështirë të organizimit të një turneu të rëndësishëm Ballkanik. FSHÇ-ja sqaron se bëhet fjalë për disiplinën e rrugës.