265 vite histori suksesi në fushën e prodhimit të aksesoreve te ndryshem te tavolines por jo vetëm, Villeroy & Boch është kthyer një markë elitare luksi në tavolinat e njerëzve me shije, duke u bërë rrjedhimisht pjesë e eventeve të tyre të ndryshme. Gama e gjerë e aksesoreve Villeroy & Boch përfshin kristalin dhe porcelanin të punuar në forma nga me te veçanta, që magjepsin secilin prej klientëve duke ua bërë më të veçantë rastet e tyre të përditshmërisë por sidomos ato festive. Produktet Villeroy & Boch nuk janë vetëm të klasit të lartë dhe elegantë, por ata gjithashtu ofrojnë zgjidhje multi-funksionale për jetën e përditshme. Nuk është e zakonshme që të ruash koherencën në një hark kohor që zë fill nga viti 1748 e deri më sot. E megjithatë Villeroy & Boch ka ditur të ruajë me fanatizëm unikalitetin dhe traditën e porcelanit dhe kristalit, te cilat qëndrojne në elegance pa kohe, dizajnin inovativ dhe cilësinë e jashtëzakonshme. Është pikërisht tradita e përsosmërisë që ka lejuar designer-at për të zhvilluar dhe çuar më tej koleksione dhe koncepte që kanë formuar kulturën në tryezë për shekuj me radhë, ku gërshetohet puna artizanale me inovacionin. Villeroy & Boch tashmë që nga viti 2006, ka filialin e tij edhe në Tiranë. Prandaj nëse po kërkoni të adaptoni në shtëpinë tuaj një shtresë luksi brenda përditshmërisë, këtë mund ta realizoni me enët e përsosura, gotat prej kristali, serviset e shkëlqyeshme, dhe dekorin elegant që të ofron ky oaz elegant që përbëhet prej qelqi dhe porcelani. Për më shumë rreth historisë së Villeroy & Boch dhe filalit të tij këtu në Tiranë do të na flasë menaxherja Rezearta. Nëse jeni duke parë diçka që shkëlqen dhe mahnit me formën dhe përmbajtjen e tij unikale në stil dhe dizajn, me siguri jeni përballë ndonjë aksesori të Villeroy & Boch. Nëpërmjet produkteve të prodhuara nga kjo kompani mund të shquash lehtësisht shkëlqimin dhe një paraqitje dinjitoze me një stil të lartë, të kuruar dhe me jetëgjatësi. Villeroy & Boch ruan traditën, por njëkohësisht sjell dhe risi nëpërmjet dizajneve të reja. Për tu njohur më nga afër me elegancën, cilësinë dhe madhështinë e produkteve dhe aksesorëve që ofron Villeroy & Boch, Rezi na bën një tur në disa prej këndeve të butikut, ku janë të pozicionuara me shije dhe finesë, sete pjatash, filxhanësh apo gotash që të ftojnë të përvetësosh secilën prej tyre. Villeroy & Boch vjen pranë nesh jo vetëm nëpërmjet aksesorëve dhe enëve të kuzhinës që mbartin histori dhe art brenda tyre, por edhe nëpërmjet një filozofie e cila sugjeron se si mund ta bëjmë akoma më të bukur tryezën tonë nëpërmjet mënyrës së vendosjes së aksesoreve.
Ky është Villeroy & Boch, i kthyer tashmë në një histori suksesi që ka udhëtuar ndër shekuj, duke u bërë stil jetese në çdo cep të botës, duke I dhënë më shumë sharm dhe finese tryezave të përditshmërisë dhe akoma më shumë duke i bërë akoma më të veçanta dhe luksoze në një rast eventi të rëndësishëm.
Në Villeroy & Boch format interesante së bashku me cilësinë maksimale në koleksionet e ndryshme të procelanit dhe kristalit, bëjnë ndryshimin rrënjësor estetik të shtëpisë dhe jetesës tuaj.
Emisioni "Jo vetë modë" nga Floriana Garo





