Edhe ditën e sotme janë regjistruar incidente mes policisë dhe protestuesve në parkun e liqenit, pasi tentuan të shkatërrojnë gardhin rrethues te vendi ku po kryhen punime. Protestuesit marshuan nga qendra e Tiranës, ku protestuan para bashkisë, drejt Liqenit Artificial.
Forcat e policisë janë tërhequr duke i lënë të lirë protestuesit që të rrëzojnë gardhin që mbron zonën e rrethuar, ku parashikohet të ndërtohet këndi i lojërave.
Më pas, ata kanë goditur gjithashtu edhe makineritë e ndërtimit që ndodheshin aty, duke rrëzuar një fadromë.