Lënda e Gjuhës Shqipe do të ndahet nga Letërsia në shkollën e mesme për vitin shkollor 2016-2017. Nevoja për këtë reformë kurrikulare ka ardhur pas testimeve të kryera, ku nxënësit kanë marrë rezultate të dobëta në Gjuhën Shqipe. Këtë diferencim të lëndëve, grupet e interesit si nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave e shohin të nevojshme për t’i studiuar programet e ndara dhe për të reduktuar ngarkesën mësimore.
Referuar këtyre të dhënave, sipas të cilave, 60% e nxënësve zotërojnë njohuri të dobëta dhe mangësi në drejtshkrim, detyruan Ministrinë e Arsimit të ndajë lëndën Gjuhë Shqipe nga Letërsia në shkollën e mesme.
Një grup pune po punon për diferencimin e lëndëve, ndërsa vetë gjimnazistët kanë pranuar për “Ora News” se kanë mangësi në drejtshkrim.