Kjo video, e realizuar nga Indrit Domi me dron, tregon punën e kryer gjatë zbatimit të projektit “Rehabilitimi i hapësirës së amfiteatrit Durrës”. Pas procesit të shpronësimit, menjëherë filloi puna për prishjen e objekteve në mënyrë manuale nga një firmë e liçencuar.
Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Durrës thekson se kjo ishte vetëm faza e parë e këtij projekti. Pamjet e xhiruara janë tërheqëse, duke dëshmuar bashkejetesën në qytetin e dytë të Shqiprëisë të lashtësisë 3-mije vjeçare me kohën e sotme.
Th. M.