Ditën e sotme, drejtori i Tatimeve të Tiranës, ka dalë përpara Gjykatës së Tiranës për t’u njohur dha sot masën e sigurisë e cila vendosi se Androkli Kokthi do të mbetet në “arrest me burg”.
Avokati i tij mbrojtës kërkoi lirimin, pasi sipas tij nuk ekziston vepra penale, por trupi gjykues e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Një ditë më parë, kur Kokthi po merrej në pyetje në Policinë e Tiranës, nuk pranoi të fliste.
Kreu i Tatimeve të Tiranës u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 40 milionë lekësh të vjetër.