Ditën e sotme institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka publikuar klasifikimet e përditësuara të klubeve, sikurse dhe të klasifikimeve të përgjithshme kombëtare, bazuar në performancën e klubeve. Pikërisht në këtë kontekst, futbolli shqiptar mund të festojë sot një ngritje në klasifikim.
Konkretisht, në klasifikimin e përgjthshëm, futbolli shqiptar ka fituar tre pozicione nga klasifikimi i një viti më parë, duke u renditur në vend të 39-të, me 6.625 pikë në total. Edhe më pozitive është paraqitja e futbollit shqiptar, nëse do të vlerësohet vetëm klasifikimi sezonal.
Kampionati shqiptar mban vendin e 31-të, me 2.125 pikë, sa i përket renditjes sezonale, duke përfituar një ngritje të ndjeshme, në raport me një sezon më parë kur numëronte 0.875 pikë.
Një revolucion ky i arritur falë paraqitjes dhe ecurisë pozitive të skuadrës së Skënderbeut në kompeticionet europiane, sikurse dhe të skuadrës së Kukësit.