Dy 18-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjes së 820 eurove në banesën e një shtetasi në Kavajë.

“Me datë 19.02.2016 nga specialistët e Komisariatit Kavajë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. Helshani, dhe H. Resulaj, nga 18 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi u dokumentuan me prova ligjore dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së shumës prej 820€ në banesën e shtetasit B. H në Kavajë. Dy autoreve në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua shuma prej 770 eurosh dhe 500 lekësh të vjetër të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.