Policia e Tiranës ka arrestuar pak orë pas krimit, autorin e dyshuar të vrasjes së 39-vjeçarit në një lokal në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate pranë një lokali në Shkozë, ku sipas policisë, Ergest Zhupa, 28 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta. Si pasojë e plagës së marrë, 39-vjeçari gjeti vdekjen.

Autor i dyshuar i ngjarjes dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe pas krimit është larguar në këmbë duke përfituar dhe nga errësira.