Deputeti socialist Ben Blushi ka vijuar akuzat e rënda ndaj tij rivalit të tij kryeministrit Edi Rama për garën e kreut në PS. Në një takim që mbajti në Korçë, që përkoi dhe në të njëjtën ditë kur edhe Rama ishte po në Korçë, Blushi tha se Rama ka shumë shokë vrasës.
“Edi Rama thotë në Korçë s’ka kasapë. Mirë, dakord, nëse s’ka kasapë, Edi Rama ka shumë shokë që kanë vrarë edhe njerëz, të na i sjellin për kasapë në Korçë. Po natyrisht, asnjë s’do i marrë në punë. Ne duam ata që merren me bagëti, jo ata që therin njerëz. Kështu ka bërë Edi Rama, thotë s’ka kasapë, dhe ata që therin njerëz i mori i futi në Parlament. Unë nuk jam me këtë rrugë”, tha Blushi.





