Ndeshja e shumëpritur e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC, ka përfunduar me triumfin e Gjetan Ketës, me  “Knock Out” teknik. 

Ndeshja nuk shkoi më shumë se 5 raunde, nga 12 të mundshme në këtë sport të rëndë, raunde gjatë të cilave boksieri shqiptar Gjetan “Mike” Keta i sulmonte vazhdimisht, ndërsa rivali turk mbrohej vazhdimisht, sikur donte të ruante energjitë për në raundet pasardhëse.

Ne raundin  te peste  Gjetani nga Bulqiza të jepte disa goditje radhazi, turkut i cili  konsiderohej si “dhelpra e vjetër” e Turqisë. Atëherë kur mendohej se do të hynim në raundin e 6, Turgaj Uzun u dorëzua, duke shpallur kështu edhe triumfin e boksierit kuqezi.

Ndeshja u zhvillua ne pallatin e sportit  “Asllan RUsi” ku ishin të pranishëm figura të shquara të artit, kulturës, sportit, por edhe politikës, ku sa për të përmendur: Reshat Arbana, Kastriot Tusha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ministri aktual i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili dorëzoi brezin e triumfatorit vëllait më të vogël të dinastisë Keta, në një ndeshje boksi për peshat “Cruiser”, Ferit Keta, që mposhti serbo-boshnjakun Haris Calakovic.

Triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 23-të për Ketën, i cili ka triumfuar me 20 fitore, ndër të cilat 17 me KO.