Kryeminstri Edi Rama ka qenë në qytetin e Korçes sot, nga ku ka vijuar një fushatë e ethshme paraelektorale e Partisë Socialiste, edhe pse ndodhemi rreth nje vit e gjysëm përpara zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri postoi një Twitter një dedikim të veçantë për metropolin juglindor të vendit. "From Korça with love… nje kartoline e gjalle e Rilindjes Urbane," – shkruante ai, duke bërë shenjën e zemrës dhe duke treguar se për kë i rreh më shumë kjo e fundit, gjest që nuk ishte parë ta bënte më parë për ndonjë qytet tjetër.

Gjatë dhënies së teserave për të anëtarësuarit e rinj në parti, Rama nuk i kurseu batutat e zakonshme. Duke parlajëmruar hapjen e Muzeut të Mesjetës në këtë qytet, Rama tha me krenari se tani në Korçë njerëzit nuk vijnë më vetëm për kërnackat.