Deputeti socialist Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si "kaubojsi" ka folur në Kuvend lidhur me emigrantët. Duke marrë shkas nga fakti se ai vetë ka qenë emigrant, Ndocaj kritikoi qeverinë dhe tha se emigrantët duhet të votojnë. "Kryeministri Rama tha në Konsullatën e Milanos se emigrantët do të votonin për zgjedhjet lokale, por ky premtim nuk u mbajt. Emigrantët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kjo qeveri dhe këta që janë në sallë kanë votuar ka 25 vite me emrin tim," – tha Ndocaj.
Ai theksoi se nuk ishte deputet mielli dhe se emigrantët shqiptarë duhet të kenë deputet në parlament. Mirëpo, Valentina Leskaj ia ka ndërprerë fjalën deputetit "kaubojs" pasi, sipas saj, kishte kaluar kohën që kishte në dispozicion për të folur.





