Red Bull prezantoi gjatë një eventi special në Londër modelin e ri të njëvendëshes, që do të garojë gjatë këtij viti në Formula 1. Tifozët e skuadrës austriake shijuan për herë të parë dizajnin e ri, që ndryshon disi edhe nuancat e ngjyrave, duke kaluar nga vjollca në blunë e thellë. Makina e re do të debutojë në fakt në 22 shkurt në pistën e Barcelonës, pasi ky event i zhvilluar në Londër kishte për qëllim kryesor prezantimin e partnerëve komerciale dhe të pamjes së jashtme.
Drejtuesi kryesor i Red Bullit, Cristian Horner, tha se skuadra është e motivuar për të bërë një paraqitje sa më të mirë gjatë 2016-ës. “Gjatë 2014-ës fituan në tre cmime të mëdha, ndërsa vitin e kaluar u ngjitëm disa herë në podium. Këtë vit do të jetë edhe më e vështirë, sidomos gjatë muajve të parë, por ne besojmë se do të lëmë gjurmë në këtë botëror.”
Piloti kryesor i skuadrës, Daniel Ricciardo, u shpreh se këtë gjatë këtij viti Red Bulli do të ngjitet në vazhdimësi në podium, edhe pse rivaliteti do të jetë shumë i ashpër. Edhe Daniil Kyat, nuk e fshehu optimizmin për një sezon të suksesshëm, në fund të të cilit Red Bulli duhet të renditet mes skuadrave të para.