Ndonëse janë në një koalicion, nënkryetari i Kuvendit dhe ministri i punëve të jashtme ndajnë qëndrime të ndryshme për Greqinë dhe veçanërisht për çeshtjen çame. Shpëtim Idrizi, i cili është nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka kërkuar shefit te diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati që të bëjë notë proteste për Athinën, pasi në një konferencë shkencore të organizuar në Ministrinë e Jashtme të Greqisë janë përdorur terma të papranueshme për shqiptarët.

Por, kërkesa e Idrizit u hodh poshtë nga ministri Bushati. Më pas, edhe ekzistenca e ligjit të luftës u be shkak debati mes Idrizit e Bushatit, por ky i fundit sqaroi se tashmë Greqia e pranon problemin e po shihen rrugët që mund të ndiqen për ta zgjidhur atë.