Si zakonisht, në Shqipëri rrallë respektohen kalendaret, kur publikohen më herët se sa jemi mësuar. Edhe këtë fundjavë, ndonëse kalendari ishte bërë zyrtar prej ditësh, do të kemi një ndryshim në orar. Kështu, sfida e së dielës, mes Teutës e Tërbunit, nuk do të luhet në orën 17.00, si ishte planifikuar, por është spostuar në 14.00.

Edhe pse nuk ka ende prononcim zyrtar nga drejtuesit e Teutës, është e qartë që ky ndryshim me shumë mundësi vjen për faktin se interesimi për këtë takim do të jetë në nivele minimale, ndaj edhe shpenzimi për ndriçimin e stadiumit nuk do të kompensohet nga biletat e shitura.