Gugash Magani është i bindur se goli i dytë i Kukësit duhej anuluar për faull ndaj portierit Shpëtim Moçka.Trajneri i Teutës theksoi ndër të tjera se gjyqtari ndikoi në rezultat me vendimet që mori gjatë lojës.

“Pavarësisht se u eliminuam, skuadra më ka bindur sot. Momenti i golit është problem vigjilence i mbrojtësit tonë. Jemi goditur me dy qëndërmbrojtës. Ne u eliminuan duke luajtur futboll.

Kam vite që s’jam marrë me arbitrat, por mendoj se goli i dytë është padiskutim faull tani që po shoh pamjet filmike. Nëse kjo s’është faull, unë kërkoj faull. Por s’dua të gjej alibi. Por kjo është faull i padiskutueshëm. Ne jemi një klub që nuk merrem me gjyqtarët, ata janë aktorë.

Kthehemi në ndeshjen e kampionatit, na u mohua penallti. Gjyqtari ka ndikuar direkt në rezultat. Ishim më mirë fizikisht se Kukësi. Lojtari brazilian ra fizikisht dhe e zëvëndësuam me Maganin. Rezultati s’më jep të drejtë të jap mendime pozitive dhe të vazhdoj analizën për skuadrën”, deklaroi Magani.