Tre kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia e Shijakut. Ngjarja ka precipituar rëndë pasi gjatë konfliktit verbal janë marrë armët e zjarrit për kërcënim.
Mësohet se dy kushërinj të pajisur me automatik, kanë shtënë ndaj kushëririt të tretë duke e kërcënuar këtë të fundit. Menjëherë është vënë në lëvizje policia e Shijakut, e cila ka bllokuar armën e zjarrit pa leje, dhe i ka shoqëruar të tre kushërinjtë e përfshirë në konflikt.
Policia njofton se u arrestua Bardhyl Molla 39 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Ishëm, pasi kanosi kushëririn e tij, shtetasin F.Molla 42 vjeç, duke qëlluar dy herë në ajër.
Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan:
• arma e krimit tip automatik, model 56;
• një armë gjahu,
• dy gëzhoja.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se autori ishte emigrant në Itali dhe ka hyrë në Shqipëri më 10.02.2016 nga Rinasi.
Aktualisht, janë duke u marrë në pyetje për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.