Motivi për të cilin babë e bir nga Divjaka rrëmbyen një 29-vjeçar duke e lidhur pas një peme në pyll dhe duke e dhunuar, është vërtet banal.

Sipas “Panoramës”, arsyeja e gjithë kësaj ngjarjeje është bërë humbja e një rrjete peshkimi.

Mësohet se Aristir Prifti, 58 vjeç, dhe djali i tij Roland Priftit, 31 vjeç, janë peshkatarë dhe kohët e fundit u kishte humbur një rrjetë. Ata kanë fajësuar 29-vjeçarin Sh.J., dhe për këtë vendosën të hakmerren duke e rrëmbyer që më pas ta keqtrajtoni.

Babë e bir u arrestuan dhe akuzohen për “Heqjen e paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.