Një 31-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar drejt vendit tonë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Bledar Ismailaj u arrestua pasi më 26.06.2012, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet e 88 ditë burg për veprën penale “Trafikim të Narkotikëve”.

Ismailaj, në bashkëpunim me shtetasit E.F dhe A.C, në muajin nëntor të vitit 2011, kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Maqedonia drejt territorit shqiptar.