Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ka reaguar lidhur me lajmin për moskandidimin e Joleza Kokës për kryetare të FRESSH-it.
Rama i ka dalë në mbrojtje Joleza Kokës duke kërkuar të ndalen sulmet ndaj saj, për të cilën thotë se është një vajzë e shkëlqyer. Edhe pse pranon se dalja e saj publike nuk ishte e lavdërueshme, Rama vlerëson punën e saj si kryetare e Forumit Rinor Socialist, dhe shton se Jolezën nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSH-it, ndërsa rikandidimi është në dorën e saj.
Lexoni reagimin e Ramës në Facebook:





