Sfida Juventus-Bayer po afron, teksa kjo do ndeshje do të jetë e veçantë për Alvaro Moratën, i cili do të ketë përballë një ish shokë skuadre te Reali, Xabi Alonso. Mesfushori spanjoll e ka përkëdhelur më shumë se kushdo tjetër Alvaro Moratën, ndonëse ky i fundit ia ka shpërblyer duke i bërë rolin e kamerierit fantazistit të bavarezëve.
“Në periudhën që luajtëm së bashku te Reali i Madridit, Alonso ishte një nga të pakëtit që më qëndronte pranë, që kujdesej realisht për mua, ai i cili më motivonte, më ndihmonte dhe më këshillonte. Por të gjitha këto përkujdesje që kishte për mua dhe disa të rinj të tjerë në skuadër, në sallën e ngrënies, ai nuk tregohej edhe kaq xhentil.
Te Reali ekziston një rit, sipas të cilit më të rinjtë e skuadrës duhej që të bënin rolin e kamerierit për veteranët dhe unë isha kamerieri personal i Xabi Alonsos. Dhe me një si mua në shërbim, ishte e sigurt se ai nuk do të vdiste kurrë urie”, tha Morata për Sport Bild.
Bomberi i Juventusit ka folur edhe për ndeshjen e javës së ardhshme.
"Do të përdorim çdo armë që kemi për të mundur Alonson dhe Bayernin. Për Juventusin, kualifikimi për në çerekfinale është një detyrim, ndaj nuk nisemi si të mundur në këtë duel”, tha Morata për mediat gjermane.