Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për vjedhje celularësh nëpër rrugët e Tiranës.
Dy të arrestuarit Tomorr Peposhi, 23 vjeç dhe Elton Hithi, 21 vjeç, së bashku me shtetasin në kërkim E. I., 25 vjeç, u tërhiqnin vajzave celularin nga duart dhe largoheshin me motor.
Vjedhja e fundit është shënuar ditën e djeshme në rrugën e “Dibrës”, ku Tomorr Peposhi dhe E. I., i kanë vjedhur telefonin shtetases E. I., 23 vjeçe, madje duke ushtruar edhe dhunë. Pas ndërhyrjes së policisë, Tomorr Peposhi u arrestua, ndërsa bashkautori E. I. ka mundur të largohet së bashku me motorin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre të rinjtë, në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të Tiranës, u kanë vjedhur me dhunë telefonat këtyre shtetaseve:
– E. B.,23 vjeçe, banuese në Tiranë,
– D. S., 23 vjeçe, banuese në Tiranë,
– E. D., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
U sekuestruan:
– Pesë aparate celularë të markës Samsung
– Dy aparate celularë të markës iPhone
– Tre aparate celularë të markës Nokia– Një motor papaq pa targa, pronë e shtetasit E. I., me të cilin autorët kryenin vjedhjet.





