Policia e Tiranës ka identifikuar kufomën e gjetur dy ditë më parë në Priskë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Vasil Biba, i cili rezulton i dënuar në mungesë për evazion fiskal dhe drejtim të makinës pa patentë, si dhe po hetohej për kontrata fiktive në shitjen e disa shtëpive.

Televizioni Klan ka siguruar foton e viktimës, që ishte denoncuar si i humbur nga bashkëshortja e tij. Ajo është edhe e dyshuara kryesore për krimin ndaj bashkëshortit të saj.

36-vjeçari nga Pogradeci rezulton se është qëlluar me dy plumba pistoletë 9 milimetër, në kokë dhe në zemër.

Kufoma e tij u zbulua rastësisht nga qeni i një bariu. /Tv Klan