Ka qenë një Cristiano Ronaldo i pazakontë ai që u shfaq para gazetarëve në sallën e konferencës për shtyp në Madrid në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve teksa shumë i nervozuar ka lënë sallën para kohe. “Që të flas qartë dhe prerë, unë e di pse Messi e bëri atë veprim. Më shumë nuk them”, u shpreh Ronaldo në konferencë. “Mendoni çfarë të doni”.
Më pas i pyetur se si ka mundësi që nuk po shënon jashtë fushe që nga fitorja 0-2 ndaj Eibar në nëntor, portugezi u përgjigj kështu: “Kush ka shënuar më shumë gola se unë jashtë fushe që kur kam ardhur unë në Spanjë? Më thoni një emër? Askush nuk ka përgjigje për këtë? Faleminderit dhe mirupafshim”, dhe është larguar nga salla.