Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në profilin e tij në Facebook, lidhur me ndryshimet në qeveri ka shkruar se “Rama uzurpon për vete paratë e shtetit.”

“Iku hajduti i floririt Shkëlqim Cani, – shkruan Berisha. – Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo për këtë, por se kundërshtoi t’i japi Ramës, nëpërmjet Olsit, 140 milionë euro me koncensionin e TVSH… Ahmetaj vjen te financa, për të cilat ka zero njohuri, por ka marrë përsipër t’i japi Ramës, nëpërmjet vëllait të tij Olsi, 140 milionë euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e kazinove… Ahmetaj, i pyetur nga një njeri shumë afër tij, se si ka mundësi që nga mësues anglishteje i arratisur nga vendi për shkak të ndjekjes penale u ngjit kaq lart, Ahmetaj u përgjigj: Unë u emërova sepse e paguaj me shumë se kushdo tjetër Edi Ramën.”