Federata holandeze e Futbollit publikoi disa detaje nga hetimi që ka kryer për ndeshje të trukuara në kampionatin holandez. Bëhet fjalë për sfidën e 7 viteve më parë mes Wilem Tilburg dhe Utrecht.

Drejtori operacional në federatë, Gijs De Jong pohoi në Parlamentin holandez se ngjarja u zbulua nga lojtari i Vilem, Ibrahim Kargbo. Në rrëfimin e tij, De Jong theksoi se Kargbos i ishin ofruar shuma të mëdha për të ndikuar në humbjen me shumë gola të Vilemit. Gjatë hetimeve është zbuluar se dhe kapiteni i kësaj skuadre, Mikael Erts, është përfshirë në këto afera.