Kryeministri Edi Rama ka komentuar dy ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar. Përmes një statusi në Facebook, kreu i ekzekutivit tregon misionin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Konomi. “Misioni bazë për dy ministrat e rinj, përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm,” – shkruan kryeministri Rama.
Pak orë më parë u bë me dije shkarkimi i Shkëlqim Canit nga posti i ministrit te financave dhe emërimi në vend të tij i Arben Ahmetajt, i cili deri tani ka mbajtur postin e ministrit të zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrjes. Në krye të këtij dikasteri është emëruar ekonomistja Milva Ekonomi.





