Partia Demokratike vijon të denoncojë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen spitalet tona në të 4 anët e Shqipërisë.
Deputetja Liliana Elmazi ishte sot në spitalet e Sarandës dhe të Delvinës, nga ku përcjell këto foto që tregojnë degradimin e ambienteve spitalore.
Sipas Elmazit, është absurde dhe antihumane që ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj fut në xhepat e tij, të kryeministrit dhe klientelës së qeverisë, 330 milionë euro nga koncesionet dhe nuk investon as edhe një lek në spitale.
“Ju e shihni vetë që në maternitet, atje ku lind jeta, çdo gjë është në degradim. Në spitale lagështira është mbytëse, nuk ka dyer e dritare dhe kushtet janë skandaloze. Pra sistemi nga Tropoja në Sarandë ka degraduar nga rilindasit Rama –Beqaj”, tha deputetja Elmazi, e cila i bëri thirrje kryeministrit që si deputet i Vlorës të inspektojë nga pranë spitalet e Jugut.





