Ylli i PSG-së, Serge Aurier, është pezulluar nga PSG-ja përkohësisht. “Paris Saint-Germain është një institucion shumë i fortë, që askush nuk mund ta ofendoje”, – ka thënë presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi në një deklaratë zyrtare.
Në internet, nje video kishte dalë, në të cilën 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë kishte fyer rëndë shokët e tij dhe trajnerin Laurent Blanc. Blanc është “një fagot, i cili ia thith Zlatanit (Ibrahimovic)”. Ai i merr të gjitha, madje edhe vezët e tij,” – tha ai. Për më tepër, Aurier tallet edhe me shokun e skuadrës, Angel Di Maria, duke e quajtur “klloun”. Kur e pyeti miku i tij se cili portier, kryesori, Trapp, apo Salvatore Sirigu, ishte më i mirë, Aurier u përgjigj shkurtimisht: “Trapp! Sirigu është i mbaruar”.
Në një intervistë me televizionet “Canal Plus” dhe “iNSports” Aurier tha se tani ishte penduar. “Çfarë kam bërë ishte me të vërtetë budallallëk. I kërkoj falje trajnerit dhe tifozëve tanë, – tha ai. – Unë me të vërtetë ndihem keq për çfarë ka ndodhur dhe i pranoj të gjitha pasojat. Falënderoj Laurent Blanc për çdo gjë që ai ka bërë për mua dhe PSG-në.”
Interi në krizë të thellë në vitin 2016.