Futbollisti i Parmës, Yves Barave ka festuar golin e realizuar dje ndaj rivalëve të Ribelle, në Serinë D italiane, duke vendosur në kokë një kapuç nga ato që përdorin alpinistët. Një veprim që nuk i ka pëlqyer gjyqtarit të ndeshjes, që e nxjerr me të kuqe nga fusha.

Në fakt, për lojtarin ky ishte kartoni i dytë i verdhë në këtë ndeshje, ndaj ishte i paevitueshëm kartoni i kuq. Sulmuesi senegalez është golashënuesi i skuadrës së Parmës, që këtë vit luan me diletantët pas problemeve financiare që pati klubi emilian.