Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike listën e emrave të profesioneve të Infermierisë, të cilët do të hyjnë në provimin e shtetit. Do të jenë 276 kandidatë që do të hyjnë në testimin për marrjen e licencës së Urdhrit të Infermierit.

Të rinjtë që janë diplomuar për Teknik Laboratori, Imazheri, Mamì, Logopedi e Fizioterapi do të hyjnë në garë në datat 17-19 shkurt, për të fituar të drejtën e punësimit, përmes marrjes së licencës.

“DurrësLajm” boton listën e emrave të publikuara nga AKP-ja.

Sa i përket licencimit të infermierëve, ata do t’i nënshtrohen provimit nga data 22 shkurt deri në 1 mars.

Për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Universitetin e Mjekësisë dhe hyjnë në konkurrim për herë të parë, tarifa që do të paguajnë do të jetë 10 mijë lekë dhe për të gjithë ata që i nënshtrohen provimit për herë të dytë, kjo tarifë ka një shtesë prej 2500 lekësh. Kandidatët që i nënshtrohen këtij testimi kanë të drejtë të hyjnë deri në 5 herë në këtë provim dhe nëse nuk e kalojnë, pas kësaj faze e humbasin këtë të drejtë. Të gjithë pjesëmarrësit që kanë aplikuar për të dhënë provimin duhet të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin si dhe datën e orën e provimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.