Federata Shqiptare e Futbollit ka percaktuar oraret e ndeshjeve te kthimit te raundit cerekfinal te Kupes se Shqiperise, ku jane kualifikuar tete skuadrat me te mira te Kategorise Superiore. Keshtu, te merkuren, ne oren 13:30 do te luhen Skenderbeu – Vllaznia, Kukesi – Teuta dhe Tirana – Flamurtari, ndersa ne oren 17:00 Partizani pret Lacin ne “Qemal Stafa”. Skenderbeu dhe Tirana, dy nga skuadrat pritese jane me te avantazhuara per te prere nje bile negjysmefinale, duke iu referuar rezultateve te ndeshjeve te para, pasi korcaret kane barazuar 0 – 0 me Vllazine ne "Reshit Rusi", ndersa bardheblute kane fituar 0 – 1 ne stadiumin “Flamurtari”. Kukesi dhe Partizani kane nje mision me te veshtire, pasi duhet te permbysin rezultatet e ndeshjeve te para. Ne sfidat e vajtjes verilindoret u mposhten 1 – 0 ne “Niko Dovana”, ndersa Partizani u dorezua 2-0 ne fushen e Lacit. Te kuqte jane me prane eliminimit pasi duhet te fitojne me tre gola diference per te prekur gjysmefinalet. Nje ndermarrje thuasje e pamundur per formacionin e Agostinellit, qe po kalon nje forme jo te mire edhe ne kampionat, ku ne dy ndeshjet e fundit me Flamurtarin ne Tirane dhe me Vllaznine ne Shkoder ka barazuar me te njejtin rezultat 1 – 1.
Futboll, përcaktohen oraret e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kapiteni kuqezi firmos në kampionatin arab, Berat Gjimshiti lë Atalantën pas 8 sezonesh
Blogu spanjoll i udhëtimeve “Viajablog”: Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit
Futbollisti i Sao Paulos përplas për vdekje një të moshuar! Nën hetim për garë të paligjshme me makina
1 vit e 3 muaj pa bonus strehimi, familja në Durrës rrezikon të dalë në rrugë





