Mbrojtësi i PSG, Serge Aurier, prej mbrëmë është emri më i klikuar në rrjetet sociale, për shkak të një interviste që futbollisti afrikan publikoi nëpërmjet aplikacionit “Periscope”. Aurier ka vënë tashmë në rrezik karrierën e tij futbollistike te kampionët e Francës, teksa në daljen e tij publike, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij, të komunikuara nëpërmjet mikut të tij në përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë, ka lëshuar një lumë epitetesh, talljesh dhe akuzash ndaj trajnerit të tij, Laurent Blanc, si edhe shokëve të ekipit.

Pavarësisht tentativës së tij të mëvonshme për të fshirë çdo gjurmë të këtij komunikimi të rëndë, apo duke u shtirur se bëhet fjalë për një video të lashtë, madje duke tentuar edhe të konsiderojë të montuar, veprimet e Aurier kanë pushtuar të gjitha kanalet e internetit. Të gjitha alibitë e futbollistit janë rrëzuar, teksa pasi i gjithë komunikimi i është nënshtruar analizimit, është konfirmuar jo vetëm vërtetësia e videos, por edhe koherenca e saj, teksa në shumë komente, fansat i referoheshin si një ditë para Shën Valentinit. Kur u pyet nëse Laurent Blanc ishte 'bythlëpirësi' i Zlatan Ibrahimovic, Aurier deklaroi: "Trajneri Blanc e menaxhon Ibrën duke i shtrënguar fort gjenitalet (duke nënkuptuar autoritetin e treguar)." Ndërsa pyetjes nëse Blanc është një 'peder', Aurier u përgjigj: "Ai është si një femër." I pyetur nëse Ibrahimovic ushtronte presion mbi Aurier, vetë protagonist u përgjigj: "Mendon se ai mund të trembë një si puna ime?! Zlatan është një kafshë, por me ne është një kafshë e zbutur."

Mbrotjësi Aurier nuk kurse as shokë të tjerë të ekipit, si Gregory van der Wiel dhe sulmuesin Edinson Cavani, madje as portierin Salvatore Sirigu, të cilin e konsideroi të "mbaruar".