E ardhmja e Cmimit të Madh të Italisë në pistën e Monzas mbetet ende e paqartë pas deklaratave të fundit të bosit të Formula Një Bernie Ecclestone i cili bëri të ditur se akordi me autoritetet italiane është bërë edhe më i komplikuar. Pala italiane gjatë tratativave në të kaluarën synoi të përdorte si levë force rëndësinë që ka pista e Monzas për vetë historinë e pasur të saj por Ecclestone u tregua i akullt duke ju bërë të ditur se ky është një biznes dhe atij i inetersojnë parate me autoritetet italiane që premtuan se gjithcka do të zgjidhej, por tani nëse i referohemi bosit të Formula 1 gjërat janë bërë më të vështira.
“Eshtë një histori italiane, shumë diskutime por vetëm pak veprim për momentin. Disa muaj më parë më thanë gjithcka është e zgjidhur e dimë saktësisht se ku jemi dhe jemi të gjithë dakord por tani kam dëgjuar se kjo na qenka bërë një cështje politike. Të vendosin nëse duan të vazhdojnë apo jo, pasi ne nuk mund të bëjmë asgjë”.Në këtë mënyrë Ecclestone ka qëndruar stoik në pozicionimin e tij në lidhje me kërkesat ekomomike që Cmimi i Madh i Italisë të mbetet në kalendarin e Formula 1 edhe pas këtij viti.
Gjatë shtatorit të kaluar Roberto Maroni presidenti i rajonit të Lombardisë u shprres se gjithcka ishte kryer me 99 përqind dhe akordi do të arrihej shumë shpejt pasi edhe kryeministri italian Matteo Renzi kishte garantuar mbështetjen e tij por me sa duket italianët nuk kanë arritur të gjejnë garancitë financiare cka ka shtyrë Ecclestone të vërë gjithcka në diskutim nga e para madje duke bërë dhe një batutë në lidhje me afat kohore.
“Nuk e di se cfarë do të ndodhë. Është një cështje alla-italiane për momentin, të vetmit persona që mund ta zgjidhin jana ata që ndodhen aktualisht në Itali. Nuk ka asnjë skadim afati, mund të marrin gjithë kohën e duhur, por me kush që gjërat të përfundojmë brënda këtij muaji”.