Zyra e punësimit kërkon një lojtar të ri për klubin profesionist. “Punësimi i plotë , 40 orë në javë, orë të parregullta të punës.” Pas kësaj ftesë, në dukje të padëmshme, të Zyrës së Punësimit në Klagenfurt të Austrisë, fshihet një ofertë shumë kurioze për tregun austriak të punës: Kërkohet , një mesfushor i ri për SK Austria Klagenfurt, njoftoi “Kleine Zeitung”.

Ekipi i ligës së dytë fillimisht donte për ta zënë këtë pozicion në dhjetor të vitit të kaluar, me turkun Muhammed Calhanoglu. Ngaqë nuk ka lindur në Gjermani, vëllai i Hakan Calhanoglu, profesionistit të Leverkusenit, është i huaj dhe jo shtetas i BE-së, së pari duhet të provohet për ta mbuluar postin me një austriak. Kushdo që merr përsipër këtë punë si futbollist, ka të garantuar një pagë mujore minimale prej 2480 euro.