Prej ditës së hënë deputeti Eduart Ndocaj nuk ka drita në shtëpinë e tij në Lezhë. OSHEE-ja i ka prerë energjinë elektrike deputetit “kaubojs”, në datën 8 shkurt. Gjithçka ka ardhur pas një borxhi të madh të akumuluar nga familja Ndocaj, dhe mospagesës edhe në kohën kur ai u kthye në Shqipëri për të ushtruar mandatin e deputetit.
“Shqiptarja.com” disponon dokumentin e plotë të të dhënave në sistemin e OSHEE-së, ku rezulton se deputeti ka 14 kontrata për furnizim energjie me OSHEE-në, dhe në 13 prej tyre, ai ka konsumuar energji, të cilën nuk e ka paguar, duke shtuar kështu në faturën e tij personale edhe kamatëvonesat.
Ai rezulton debitor në shumën 19 milionë lekëve të vjetër, në terma fikse, fatura është 1 915 846.04 lekë të rinj.
Deputeti Ndocaj është i njohur për bamirësitë e tij në familje të varfra, shtëpi fëmijësh, spitale, por ja që prej një jave në shtëpinë e tij mungon elektriciteti…





