Partia Socialiste nis fushatën për zgjedhjet elektorale që do të mbahen më 2017-n.

Lideri i qeverisë dhe njëherësh shefi i Partisë Socialiste, mbrëmjen e shkuar ka mbërritur në Durrës ku ka zhvilluar një takim me banorët e socialistët e Spitallës.

Mësohet se takimi u zhvillua në një prej lokaleve që ndodhen pranë shkollës “Naim Babameto” në lagjen nr. 15, ku u bënë gjithashtu dhe anëtarësime të reja në PS të të rinjve të kësaj zone.

Nga burime të brendshme, mësohet se Rama u ka kërkuar socialistëve që të mos lëshojnë terren ndaj LSI-së apo PD-së, në bastionet që janë konsideruar socialiste.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se LSI ka fituar terren të padiskutueshëm në zonat me bastione të Partisë Socialiste dhe për këtë arsye, para organizimit të partisë janë dhënë direktiva të qarta për strukturat socialiste.

K.H.