Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është në hall të madh këto ditë.
Por për fat është kakofonia e deklaratave dhe raportimeve në media.
Pasi bëri presion për ditë të tëra që miratohej sa më shpejt drafti i Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke pranuar se paska një draft për të cilin mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord prej muajsh, ai u gjend përpara faktit të kryer, kur qeveria e miratoi draftin.
Pasi u vu përpara faktit të kryer, Basha u detyrua të deklarojë se duhet të presin opinionin e Venecias për këtë draft.
Çudia është se pikërisht ai bëri presion që të miratohet sa më shpejt ky draft, ndërsa tani thotë se duhet pritur Venecia.
Si argument ka nxjerrë faktin se ai nuk është drafti i dakordësuar.
Por a është ky drafti i dakordësuar?
Mazhoranca pranon se ka prova e-mail-esh për këtë gjë, por problemi nuk është aty.
Gjatë seancës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi se e kishte parë këtë draft të dakordësuar, por nuk ishte vetë dakord me të.
Pasi bëri këtë konstatim, Berisha thotë se bëri ‘telefonatën’, që e katapultoi atë në tavolinën e bisedimeve të Bashës me ambasadorët Vlahutin dhe Lu.
Nga ky moment, telashet për Bashën vijnë e bëhen sa një mal, kurse mediat nxituan të theksojnë se ‘ambasadorët njohin Berishën si kryetar të PD-së. /Mapo





