Arta Dade iu bashkua kërkesës së Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste, me parimin 'një anëtar, një votë'. Në një letër, të firmosur nga Dade dhe Hafizi, i kërkohet Gramoz Ruçit të thërrasë Asamblenë Kombëtare para Kongresit, që parashikohet të zhvillohet më19 mars, për t'u njohur me draftin e ndryshimeve në statut. Në letër, Dade kërkon që në rendin e ditës së Kongresit të shtohen edhe dy pika të tjera:
- Përcaktimi i datës së zhvillimit të votimit nga anëtarësia e Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarit të Partise Socialiste, sipas parimit 'një anëtar një votë'
- Paraqitja e platformës nga kandidatët për kryetar të Partise Socialiste
Dy deputetët i kërkojnë Ruçit që të njihen me draftin e ndryshimeve në statut, para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Kongresi është vendosur që të zhvillohet në datën 19 mars, por ende nuk ka një datë për Asamblenë Kombëtare. Ndryshimet ne statut pritet që të rikonfirmojnë mandatin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, sipas modelit të Partise Laburiste, në Angli. Dade është deputetja e tretë në Partine Socialiste që kërkon zgjedhjen e kryetarit me parimin 'një anëtar, një votë'.
Marrë nga ABC News





