Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona nga Shijaku, babë e bir, të cilët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Bujar Jeshili 50 vjeç, dhe i biri Mateos Jeshili 26 vjeç, u ndaluan nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.
Ata akuzohen nga autoritet gjyqësore italiane për “Trafikim të lëndëve narkotike”, dhe maksimumi i dënimit për ta është 30 vjet.





