Forcat xheniere kanë kryer një shpërthim të kontrolluar në parkingun e qendrës tregtare në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ku u gjet një pako e dyshimtë.
Alarmi është dhënë rreth orës 11:15, dhe sipas policisë dyshohej për një pako të mbështjellë me natriban, e dyshuar si lëndë shpërthyese.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekspertët xhenierë, ndërsa janë evakuuar një numër i madh qytetarësh.





