Policia e Tiranës ka marrë një njoftim për vendosjen e një bombe në parkingun e qendrës tregtare “Kristal” që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit.

Në parkingun e qendrës tregtare, pranë hyrjes, është gjetur një pako e mbështjellë me natriban, e cila dyshohet si eksploziv me telekomandë.

E gjithë qendra tregtare është evakuuar dhe gjithashtu banorët e pallatit mbi qendrën tregtare po mbahen larg zonës së rrezikut. 

(Pamje nga vendngjarja)