Katër shqiptarët Altin Boduri, 25 vjec, Denis Mira 18 vjec, Fation Lika 27 vjec dhe Denis Hoxha 34 vjec, anëtarë të një bande grabitësish të banesave në Itali kanë përfunduar në pranga.
Mediet italiane raportojnë se prej nëntorit të 2015-s e deri më janar të këtij viti, ata kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos. Objektivi kryesor i grabitjeve të tyre ishin para të thata, bizhuteri e objekte floriri.
Gjithashtu janë vënë nën hetim dhe dy nënshtetas italianë të cilët shisnin në treg materialet e vjedhura nga këta shqiptarë.





